Sport

Mbrojtësi i Barcelonës pritet ta vazhdojë karrierën në Premier Leauge


Sergino Dest pritet ta vijojë karrierën në Premier Leauge, ku Crystal Palace dhe Fulham kanë shprehur interesim për të.

Mbrojtësi amerikan u kthye para pak ditësh te Barcelona, i cili ishte i huazuar te Milan-i në sezonin e fundit.

Megjithatë, ai aspak nuk është në planet e trajnerit të Barcelonës, Xavi-it, andaj largimi i tij është i sigurt.

Mbrojtësi amerikan ka kontratë deri në vitin 2025 me katalanasit, por ai pritet të huazohet përsëri në ndonjë klub tjetër.

(Photo by Giuseppe Cottini/AC Milan via Getty Images)

Po ashtu flitet edhe për një transferim të mundshëm te Manchester United, pasi trajneri i  “Djajve të Kuq” ruan vlerësim pozitiv për Dest që nga kohët kur ishin të dy pjesë të Ajaxit të Amsterdamit.

Kujtojmë që Dest është pjesë e Barcelonës që nga vera e vitit 2020, kur ishte transferuar nga Ajax-i për 20 milionë euro.

Gjatë sezonit të fundit, Dest luajti vetëm 14 ndeshje me Milan-in, duke mos lënë gjurmë nën urdhrat e Stefano Pioli-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore