Lajme

Mbretëria e Bashkuar duhet t’u japë fund kalimeve pas vdekjeve në Kanal, thotë Braverman


Suella Braverman ka këmbëngulur se qeveria duhet t’i “fundosë” kalimet ilegale pasi ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë katër persona pas fundosjes së gomones në Kanal.

Sipas sekretares së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, ajo do të krijojë “rrugë të sigurta dhe ligjore” për azilkërkuesit vetëm pasi të merret me krizën e gomoneve.

Reagimet e saj vijnë pas kritikave nga deputetët për shtigje të reja për të aplikuar për statusin e refugjatit.

“Këto janë ditët që i kemi frikë. Kalimi i Kanalit me gomone është një përpjekje vdekjeprurëse. Për këtë arsye po punojmë kaq shumë për të shkatërruar modelin e biznesit të kontrabandistëve të njerëzve, kriminelëve të këqij, të organizuar që i trajtojnë qeniet njerëzore si ngarkesë”.

Ajo, duke iu referuar vdekjes së 27 personave në Kanal nëntorin e kaluar, ka thënë se qeveria duhet t’i japë fund këtyre kalimeve sidomos pas ngjarjes së fundit.

“Tragjedia e mëngjesit të sotëm, si humbja e 27 njerëzve në një ditë nëntori të vitit të kaluar, thekson se duhet t’i japim fund këtyre kalimeve”, ka theksuar ajo.

Braverman ka thënë se një plan prej pesë pikash i shpallur të martën nga Rishi Sunak, i cili përfshin plane për të hartuar ligje për të kriminalizuar ata që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone, si dhe punësimin e më shumë njerëzve për të reduktuar një grumbull prej gati 150 mijë kërkesash, do të ndihmonte për t’i dhënë fund krizës së gomoneve.

“Ne do të zgjerojmë rrugë të sigurta dhe ligjore pasi të kemi përballur bandat e tmerrshme të kontrabandës së njerëzve që rrezikojnë jetën e njerëzve, siç e kemi parë këtë mëngjes”, ka thënë ajo.

Tentuan të kalonin Kanalin me varkë, britanikët konfirmojnë 4 të vdekur e 43 të shpëtuar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore