Jetesë & Stil

Mbretëresha Elizabeth mungon në hapjen e parlamentit, ngjarja komentohet si e paprecedentë


Mbretëresha Elizabeth nuk ka arritur të drejtojë fjalimin e kurorës në Parlament për arsye shëndetësore.

Kjo ngjarje nuk kishte ndodhur që në vitet ’60. Më parë ka qenë viti 1959 dhe 1963, kur ajo ishte shtatzënë.

Në ato raste fjalimi ishte lexuar nga Kancelari, i cili ishte caktuar me një akt të hershëm nga Mbretëresha Viktoria (e cila nuk i pëlqente ceremonitë në parlament).

Në Parlament u vu re ndërkaq mungesa e Fronit. Selia e mbretëreshës ishte hequr nga Dhoma e Lordëve dhe ishte vendosur mbi një jastëk.

Ceremonia, e cila u zhvillua mëngjesin e 10 majit në Westminster, u quajt e paprecedentë për historinë bashkëkohore, sepse për herë të parë për të lexuar fjalimin e mbretëreshës, që ilustron programin e qeverisë ishte i pranishëm trashëgimtari i fronit, Princi Charles.

Mbretëresha Elizabeth dërgoi një sinjal të qartë, duke kërkuar që fjalimi të lexohej nga djali i saj, trashëgimtari i fronit.

Për ta bërë këtë, asaj i duhej të përdorte Aktin e Regjencës, sipas të cilit Elizabeth lëshoi ​​letra për të deleguar funksionin mbretëror.

Sipas përfaqësueseve të Buckingham Palace mbretëresha kishte “probleme me lëvizjen”.

Ekziston vetëm një referencë historike e ngjashme dhe ajo daton dyqind vjet më parë. Asokohe, Parlamenti u hap nga Princi Regjent, Gjergji IV, i cili kishte marrë përsipër funksionet mbretërore nga babai i tij George III.

Ky i fundit tani vuante nga demenca. Pikërisht kjo periudhë, dekada e dytë e shekullit të nëntëmbëdhjetë, ajo e Regjencës, la gjurmë të pashlyeshme në Londër.

Por, këtë herë, transferimi i pushtetit ishte i kufizuar dhe i përkohshëm, por gjithsesi kuptimplotë.

Në vazhdim pritet që Charles ta zëvendësojë mbretëreshën edhe në shumë evente zyrtare.

Kjo është parë nga analistët si një “bashkëjetesë”, sepse Elizabeth është e vendosur të mos heqë dorë nga froni deri në vdekjen e saj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore