Art&dizajn

Mbretëresha Elizabeth II nderohet me një monedhë ari me vlerë rreth 23 milionë dollarë


Mund të jetë një “ndër monedhat më të vlefshme të të gjitha kohërave”.

E bërë nga thuajse 8 paund ar dhe rreth 6 mijë e 426 diamante, një monedhë e re që nderon jetën e mbretëreshës Elizabeth II.

Krijuesi i kësaj monedhe e ka vlerësuar atë në “rreth 23 milionë dollarë”.

E zbuluar disa ditë përpara përvjetorit të parë të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, monedha përkujtimore u prodhua nga East India Company, një markë luksoze me të drejta mbi emrin e korporatës që dikur kontrollonte pjesë të mëdha të perandorisë britanike.

E quajtur “The Crown”, kompania e përshkroi krijimin si një “objet d’art”. Rekordi aktual botëror i Guinness për monedhën më të shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në ankand mbahet nga monedha e rrallë amerikane e vitit 1933 që arriti në 18.9 milionë dollarë në Sotheby;s New York në qershor 2021.

Në njërën anë, mijëra diamante janë rregulluar që t’i ngjajnë flamurit të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa vendosja e pasme është frymëzuar nga diademat e mbretëreshës së ndjerë.

Kompania ka thënë se vlerësimi i saj prej shumë milionë dollarësh ishte pjesërisht për shkak të cilësisë së materialeve dhe proceseve të prodhimit, të cilat përfshinin artizanë dhe ekspertë nga Mbretëria e Bashkuar, India, Singapori, Gjermania dhe Sri Lanka.

Kompania në fjalë ka operuar për gati 300 vjet përpara shpërbërjes së saj në vitin 1874.

Biznesmeni me origjinë indiane Sanjiv Mehta fitoi të drejtat e emrit – dhe stemën shoqëruese – në vitin 2005 përpara se ta prezantonte atë si një markë stili jetese pesë vjet më vonë.

Rimishërimi i tij modern shet produkte luksoze, duke përfshirë bizhuteri, sende shtëpiake dhe monedha përkujtimore që “kapin momente të historisë për entuziastët bashkëkohorë dhe brezat e ardhshëm”.

“The Crown” sakaq, mori më shumë se një vit për t’u prodhuar, që do të thotë se ishte duke u zhvilluar përpara se Mbretëresha Elizabeth të ndërronte jetë në Skoci shtatorin e kaluar.

Mehta ka thënë se nuk ishte kursyer asnjë shpenzim për të nderuar mbretëreshën Elizabeth, të cilën ai e ka përshkruar si “mbretëresha e Tokës”.

Marrë nga “CNN”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore