Lajme

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutohet Projektligji për Policinë Ushtarake në FSK


Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen këtë të hënë.

Për të diskutuar mbi disa pika të pa përfunduara nga seancat e mëparshme, takimi do të filloj nga ora 11:00.

Është paralajmëruar se do të ketë debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend, duke e përfshirë edhe shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin e ligjit për Festa Zyrtare, si dhe Projektligjin për Policinë Ushtarake në FSK.

Më pas do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Nëse ka vullnet, këtë të hënë do të bëhet edhe zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.

Më pas do të bëhet debat parlamentar për politikën e jashtme.

Në rend ditë është edhe zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.

Përveç këtyre pikave nga seancave mëparshme, kryesia do të përgatitet edhe për seancën e re plenare të Kuvendit, me pika të reja në rend dite.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore