Lajme

Mbledhja e parë e EPP-së: Kandidimi i Metsolës më 18 qershor


Këtë të martë të 11 qershorit u mbajt takimi i parë i Partisë Popullore në Parlamentin Evropian pas zgjedhjeve evropiane.

Takimi u zhvillua pasdite, ku morën pjesë edhe presidenti i grupit Manfred Weber dhe presidentja e PE-së, Roberta Metsola.

Takimi, siç shkruajnë mediat botërore, nuk kishte në tavolinë as aleancën e shpallur në Francë nga Eric Ciotti i Republikanëve me Marine Le Pen dhe as aleancat e mundshme për të ndërtuar mazhorancën në favor të Ursula von der Leyen.

“Është mbi të gjitha një takim për të mirëpritur disa zyrtarë të rinj të zgjedhur tashmë dhe për Presidentin Metsola”, sqaruan burime të EPP-së për italianen “La Repubblica”.

Ato nuk u futën në detaje për një dialog të mundshëm me të Gjelbërit apo me IHD.

“Kandidatura e Metsolës për presidente do të bëhet javën e ardhshme, pas takimit zyrtar më 18 qershor”, sqaruan të njëjtat burime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore