Pajisje

Mbi 71% e fëmijëve janë lënduar nga skuterët elektrik në SHBA


Një hulumtim i paraqitur në Konferencën Kombëtare të Akademisë Amerikane të Pediatrisë tregon se fëmijët po vuajnë nga produkte të ndryshme.

Këto përfshijnë mjetet e flokëve, gëlltitjen e magneteve të vegjël që gjenden në lodra dhe lëndimet e shkaktuara nga skuterat elektrike.

Studiuesit po i bëjnë thirrje prindërve, shkollave që të ndihmojnë në zvogëlimin e rreziqeve të këtyre produkteve.

Six-year-old boy afraid to look at own reflection after being seriously  injured in electric scooter crash | ITV News Central

Përveç kësaj, studiuesit kanë zbuluar se numri i fëmijëve dhe adoleshentëve të lënduar në skuterat elektrike është rritur 71% nga viti 2020 deri në vitin 2021 në departamentet e emergjencës në SHBA. Kjo ka rezultuar në mbi 13,500 lëndime gjatë dy viteve të fundit, veçanërisht tek djemtë e moshës 16 deri në 18 vjeç.

Lëndimet e kokës,  janë lloji më i zakonshëm i lëndimeve që kanë ndodhur. Afërsisht 67% e fëmijëve 0që janë lënduar në kokë nuk kishin veshur helmet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore