Lajme

Mbi 300 biznese të regjistruara në komunat veriore, ATK-ja s’përgjigjet për numrin e bizneseve të paregjistruara


Veriu i Kosovës.

Mbi 300 biznese figurojnë të regjistruara në katër komunat me shumicë serbe në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), në Veri janë gjithsej “374 biznese të regjitstruara”.

Mirëpo, të pyetur nga Radio Evropa e Lirë, se a kanë informacione për numrin e bizneseve që s’janë të regjistruara ATK-ja s’është pranuar përgjigje.

Bazuar në hulumtimin e Institutit Kosovar për Studime të Avancuara – GAP, në marsin e vitit 2023 në Kosovë ishin rreth 97 mijë biznese aktive.

Nga ky numër, 5 mijë e 253 biznese ishin në pronësi të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë, nga të cilat 30 për qind ishin në pronësi të pjesëtarëve të komunitetit serb.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe ATK-në, gjatë dy muajve të fundit ka kryer disa bastisje në depo apo shitore në katër komuna në Veri të Kosovës, pasi ka marrë informacione se ato operojnë ilegalisht.

Më 27 dhjetor, Policia e Kosovës kishte kryer bastisje në tetë  lokacione në Veri.

Ku kishte gjetur se gjashtë (6) biznese janë të paregjistruar, me ç’rast ka rezultuar në konfiskimin e një sasie të madhe malli.

Këtu përfshihen, ndër të tjera, pijet alkoolike dhe joalkoolike, mjete piroteknike, cigare, çakmakë, ëmbëlsira, snacket, vaji i ullirit, por edhe lodrat për fëmijë.

Në njoftim bëhej e ditur se lidhur me rastin të gjitha veprimet hetimore kanë qenë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore