Sport

Mbi 20 skuadra kanë bërë ofertë për yllin e ri të United, Alejandro Garnacho


Anësori i Manchester United, Alejandro Garnacho është lojtari më i kërkuar në “Old Trafford”. Më shumë se 20 skuadra kanë bërë ofertë për ta marrë atë në huazim këtë verë.

18-vjeçari ra në sy të të gjithëve sezonin e kaluar, pasi shënoi dy herë në fitoren e finales së FA Youth Cup kundër Nottingham Forest në maj.

Ai ka bërë debutimin në Premier League në një barazim 1-1 me Chelsea-n dy muaj më parë. Menaxheri Erik ten Hag është një tifoz i madh i lojtarit.

Mbi 20 klube nga pesë vende të ndryshme, Anglia, Spanja, Gjermania, Italia dhe Skocia shpresojnë që United të dëshirojë ta huazojë atë.

Mirëpo, Ten Hag po vlerëson lojtarin dhe do të japë një përgjigje përfundimtare nëse United është vendi i duhur që t’i ofrojë atij procesin e rritjes, apo duhet të huazohet.

Skuadrave të Premier League do t’u lejohen pesë zëvendësime për ndeshje duke filluar nga ky sezon dhe kjo mund t’u japë të diplomuarve të akademisë më shumë mundësi për minuta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore