
Mbi 100 propozime të reja janë bërë në kuadër të listës së barnave esenciale.
60 prej tyre janë pranuar nga komiteti, produktet e reja të përfshira janë bare për sëmundjet e të gjitha organeve të trupit, kjo është bërë e ditur në diskutimin publik lidhur me listën e re të barnave esenciale.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se përmes rekomandimeve nga komiteti do t’u lehtësohet puna edhe më shumë.
“Paraqet një listë të nevojave esenciale, efikase, të sigurta dhe kosefektive. Komiteti profesional është në përbërje të profesionistëve, të cilëve si ministri ju falënderohemi për punën e bërë. Puna e komitetit ka qenë voluminoze. Për ne është shumë me rëndësi që të ketë përfitime shtesë”.
“Ne jemi të bindur se debati i sotëm do të na sjellë komente edhe rekomandime që edhe më shumë do të na ndihmojnë”, deklaroi Vitia.

Kryesuesi i komitetit kyç të listës së produkteve mjekësore dhe materialeve shpenzuesve, Driton Vela, sqaroi se puna për revidimin e listës esenciale ka filluar në tetor të vitit 2022.
“Kemi arritur të zgjerojmë listën në lëmit e ndryshme. Gjithashtu kemi vendosur standardin e ri të transparencës. Një prej caqeve kryesore të komitetit ka qenë që ta zgjerojmë listën, kemi pranuar rreth 130 propozime të reja, 68 janë pranuar”.
Ndër të tjera, Vela sqaroi se propozimi nuk do të thotë një bar i ri.
“Në përgjithësi bari i ri përfshin koncept dokumentin për sëmundjet e rënda. Gama e produkteve të reja përfshin gjitha sëmundjet e gjitha organeve të trupit të njeriut”, tha ai.
Teksa potencoi se në të ardhmen do të bëhet plotësimi i bazës ligjore për listën e barnave esenciale dhe të krijohen mekanizma të kontrollit të zbatimit të saj.
Kosova vazhdimisht ka pasur probleme me plotësimin e listës së barnave esenciale dhe unifikimin e çmimeve të tyre.
Më 8 mars, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 132-të kishte miratuar projektligjin për çmimet e produkteve medicinale.
Projektligji në fjalë i cili u prezantua nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, parasheh rregullimin e çmimeve të barnave në vend.
Projektligji, sipas ministrit, ka për qëllim që kostoja e barnave të jetë e përballueshme dhe e krahasueshme me vendet e rajonit, bile edhe më lirë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Deputeti serb: Nëse Radoijçiç mori pjesë në sulmin terrorist në Veri, është e qartë se Vuçiç qëndron prapa
-
Tahiri: Borell dhe Lajçak duhet të japin dorëheqje, BE-ja ta suspendoj Serbinë
-
Atentat në qendër të Rrëshenit, vritet Martin Bardhi
-
Kearns: KFOR dhe EULEX t’i ndihmojnë institucioneve të Kosovës për hetimin e vrasjes së rreshterit Bunjaku
Lajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
Rama thotë se tashmë priten veç frytet nga Procesi i Berlinit
-
Rusia sulmon diplomatikisht Armeninë, gjithë fajin e dështimit të negociatave ia hedh Pashinyan-it
-
Osmani: Afrimi na bindi se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje