Mbi 1 mijë punonjës shëndetësorë nga Kosova u punësuan në Gjermani për nëntë muaj

SHFLETO

Ilustrim.

 

Altina Marmullaku
30.05.2024 13:55
Loading Icons...

Mbi 1 mijë punonjës shëndetësorë kosovarë janë punësuar në Gjermani vetëm për nëntë muaj të vitit 2023.

Lajmi është bërë i ditur përmes një analize të publikuar nga instituti GAP – punësimi i tyre është bërë në pozita të ndryshme.

Sipas të dhënave të këtij instituti në Gjermani ishin të punësuar 5 mijë 440 kosovarë në Gjermani, kurse në Kosovë 14 mijë 582 mijë.

Ndërkaq, në periudhën janar-shtator 2023 në Gjermani ishin të punësuar si punëtorë shëndetësorë 9 mijë e 91 kosovarë, ndërsa në Kosovë ishin të regjistruar 14 mijë e 786.

Problemi i ikjes së mjekëve nga Kosova, ka filluar që në vitin 2016 kur qeveria ndaloi së hapuri konkurset për specializantë.

Ndërsa, profesionistë shëndetësorë tashmë kanë deklaruar se për këtë dukuri duhet të ndërmerren masa urgjente, në mënyrë që të zvogëlohet numri i ikjes së mjekëve nga Kosova.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës, njëjtë si secila qeveri tjetër, nuk është se ka prezantuar plan specifik për ikjen e specialistëve mjekësorë.

Planet qeveritare, sipas asaj që është prezantuar deri më tani, janë dhënë kryesisht si platforma të përgjithshme, ku nuk flitet për probleme specifike të shëndetësisë. Dhe derisa qeveritarët ndërrohen, ikja e mjekëve të rinj mbanë ritmin e njëjtë.