Sport

Mbeti pa klub, Isco pritet të largohet drejt MLS


Ish-futbollisti i Real Madrid-it, Isco, ka mbetur pa klub pasi shkëputi kontratën me Sevilla-n pak ditë më parë.

Destinacioni i ardhshëm i tij ende nuk dihet, derisa raportohet për interesim të disa klubeve evropiane për ta transferuar.

Por, edhe kampionati amerikan, Major League Soccer, mund të jetë e ardhmja e futbollistit 30-vjeçar.

Sipas asaj që shkruan gazeta spanjolle, Marca, për Isco-n ka shfaqur interesim skuadra e La Galaxy.

Mbetet të shihet se a do të vazhdojë aventura e spanjollit në Evropë, apo ai do të transferohet në kontinentin tjetër.

Kujtojmë që shumicën e karrierës së tij, Isco e kaloi në Real Madrid, ku ishte për nëntë sezone.

Në total, mesfushori spanjoll ka luajtur 353 ndeshje me fanellën e Real-it, duke shënuar 53 gola.

Isco me Real-in ka fituar shumë tituj, mes tyre pesë herë Ligën e Kampionëve dhe tre herë La Liga-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore