Bota

Mbështetja e Tesla-s vazhdon të rrisë Bitcoin-in


Kriptovaluta shumë e përfolur Bitcoin vazhdon të thyejë rekorde, ku vetëm ditën e diel ka thyer saktësisht 58 mijë dollarë, nga 35 mijë e 700 dollarë prej javës së kaluar.

Bitcoin thuhet të jetë rritur më shumë se 90% që nga fillimi i janarit, duke e shtyrë vlerën e saj totale të tregut mbi 1trilionë dollarë.

Kulmi i fundit u nxit kompania elektrike e automjeteve Tesla dhe kompani të tjera të mëdha që e kanë pranuar atë tashmë si pagesë.

Megjithatë, rruga nuk ka qenë gjithmonë kaq e shtruar për Bitcoin.

Bitcoin e filloi me afërsisht 28 mijë e 900 dollarë, sipas shifrave të faqes së lajmeve të kriptomonedhave CoinDesk. Dhe që prej vitit 2009 ka rregjistruar lëkundje dhe rënie të here pas hershme të vlerës së saj.

Një shembull është kur në fillim të muajit janar arriti vlerën e 40 mijë dollarëve dhe fill pas kësaj pësoi një rënie në 30 mijë dollar, deri në fund të muajti janar.

Sidoqoftë, kjo nuk e ndali dhe në 16 shkurt Bitcoin kaloi vlerën prej 50 mijë dollarë duke thyer kështu rekordin e saj ditën e dielë.

Rritja e “popullaritetit”

Vrulli i Bitcoin flitet të jetë nxitur kryesisht nga kompani të njohura që e miratojnë atë si një mënyrë pagese.

Elon Musk deklaroi javën e kaluar se prodhuesi i tij i makinave elektrike Tesla kishte blerë 1.5 miliardë dollarë Bitcoin dhe do ta pranonte atë në të ardhmen.

Mastercard gjithashtu planifikon të pranojë Bitcoin si një formë pagese ndërsa BlackRock, kompania amerikanee investimeve është duke eksploruar mënyra për të përdorur monedhën digjitale.

Pandemia gjithashtu thuhet të ketë luajtur rolin e saj në rritjet e kriptomonedhës. Momentalisht, më shumë se asnjëherë njerëzit drejtohen në internet për blerjet e tyre.

Megjithatë, nuk mund të thuhet se nuk kanë munguar gjithashtu kritikat rreth besueshmërisë së Bitcoin.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë argumentuar atë si një mjet tregtar spekulativ të krijuar për manipulimin e tregut.

Ekonomisti dhe kritiku i shquar i Bitcoin, Nuriel Roubini ka thënë se ka shumë pak përdorim praktik dhe nuk siguron të ardhura të qëndrueshme si një bono thesari apo aksion.

“Elon Musk mund ta blejë atë por kjo nuk do të thotë që të gjithë të tjerët duhet të ndjekin shembullin”, shkroi ai së fundmi në Twitter.

“Lojë” për guximtarët

Matt Dixon, themeluesi i platformës së vlerësimit të kriptomonedhave Evai tha se investitorët fillestarë ende duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e përfshira.

“Investitorët e rinj duhet të sigurojnë që duart e tyre të qëndrojnë të qëndrueshme për të shmangur ndonjë humbje të padrejtë nga lëkundjet e rregullta të Bitcoin. rreziqet mund të jenë të larta”, tha Dixon.

Kurt Wuckert është një investitor afatgjatë i Bitcoin që u përplas me të në 2012, kur e pranoi atë si pagesë për një projekt të vogël anësor.

“Unë pranova të pranoja plotësisht Bitcoins duke i pritur si një lloj argumenti të video lojërave, por vendosa të isha i qetë për këtë. Pastaj fillova të lexoja në internet dhe të bëja kërkimet e mia”, tha Kurt, i cili ka investuar rregullisht në kriptovalutë.

Megjithatë, ai paralajmëron të tjerët të bëjnë hulumtimet e tyre para se të vërshojnë në slitën e Bitcoin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore