Mbështeti protestuesit në Cetinë – a e shkeli kushtetutën Gjukanoviçi?

SHFLETO

Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Millo Gjukanoviç

 

Xhezair Dashi
22.09.2021 17:25
Loading Icons...

Të mërkurën, Komiteti Parlamentar Kushtetues i Malit të Zi mbështeti propozimin për inicimin e procedurës përcaktuese për shkelje të Kushtetutës nga presidenti Millo Gjukanoviç.

Siç raporton Radio Televizioni i Malit të Zi (RTCG), kjo nismë u ndërmorr me 7 vota për të deputetëve qeveritarë ndërsa 6 vota ishin kundër nga deputetët opozitarë.

Iniciativa u dorëzua në Klubi i Deputetëve të Partisë Socialiste Popullore (SNP) dhe u nënshkrua nga 36 deputetë.

Dragan Ivanoviç nga SNP-ja tha se partia ka vendosur për të inicuar procedurën përcaktuese për shkelje kushtetuese nga Gjukanoviç për shkak se ata besojnë se ngjarjet në Cetinë ishin produkt i sjelljes së Gjukanoviçit.

“Në Mal të Zi, kur duhej të garantohej paqja, presidenti i shtetit që do të duhej të ishte dikush që kujdeset për mirëmbajtjen e rendit publik, paqen ndaj një komuniteti fetar që kurorëzon një Mitropolit, ai fton qytetarët të shfaqen atje atë ditë, dhe insiston se kjo është arsye pse edhe ai duhe të jetë atje, gjë që bëri të rritet numri i njerëzve, që ndjekin shembullin e tij. Ajo gjë ka komplikuar rendin dhe paqen publike”, raporton RTC, transmeton Albanian Post.

Ndërsa Predag Sekulic nga Partia Demokratike e Socialistëve thotë se një iniciativë e till është tërësisht politike “dhe është urrejtje ndaj DPS-së dhe Presidentit Gjukanoviç”.

Ai i del në mbrojtje Gjukanoviçit në këtë rrafsh dhe thotë se “në fjalimin e tij, asgjë kundër-kushtetuese s’ka pasur, dhe asgjë që mund të quhet jo e duhur”.

Kushtetuta përcakton që procedura për përcaktimin nëse Presidenti i Malit të Zi ka shkelur Kushtetutën mund të inicohet nga Kuvendi, me propozimin e së paku 25 deputetëve.

Vendimin se a ka pasur shkelje kushtetuese e merr Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi.