Shqipëria

Mbështetës të Belerit protestojnë para Kushtetueses: Respektoni Kushtetutën dhe vullnetin e popullit


Këtë të enjte të 1 shkurtit, disa qytetarë kanë protestuar para Gjykatës Kushtetuese në mbështetje të kryetari të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

Qytetarët – me pankarta në duar – kanë kërkuar që gjykata në fjalë të respektoje vullnetin e qytetarëve dhe të lejojë Belerin të betohet.

Nëpër pankartat e tyre shkruhet “Himara vendosi!”, “Respektoni Kushtetutën”, “Respektoni vullnetin e popullit”.

Tre ditë më parë, Apeli i Gjykatës së Posaçme GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Belerit për lejen për t’u betuar.

Pasi Apeli ka refuzuar kërkesën e Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, ka folur për mediat avokati i tij.

Ky i fundit u shpreh se hapi i radhës ishte rekursi në Gjykatën e Lartë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore