Shqipëria

Mbërrijnë në Kuvend dy kandidaturat për Këshillin Mbikëqyrës të BSH


Komisioni i Ekonomisë ka dërguar në Kuvend dy kandidaturat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Emrat e propozuar nga Komisioni janë: Anastas Angjeli dhe Natasha Ahmetaj.

Më herët, Komisioni i Ekonomisë dëgjoi 17 kandidaturat e vetëofruara. Më tej, Komisioni me mbështetjen e të paktën 28 deputetëve për secilën kandidaturë, i kaloi seancës së ardhshme plenare emrat për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës.

Në komision, deputeti i Partisë Demokratike (PD), Arbi Agalliu, u kërkoi deputetëve që anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të kenë gjithëpërfshirjen e mazhorancës dhe opozitës, për aq kohë sa Banka e Shqipërisë është institucion i pavarur.

Në përgjigje të Agalliut, deputetja Blerina Gjylameti tha se kandidaturat janë zgjedhur në mënyrë konsensuale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore