Euro 2024

Mbappe pas eliminimit nga “EURO 2024”: Synova të bëhem kampion i Evropës me Francën – është dëshpëruese


“Kam synuar që të jem kampion i Evropës, kam synuar të kem evropian të suksesshëm. Por nuk e kam arritur as njërën e as tjetrën”.

Kështu ka thënë para gazetarëve Kylian Mbappe, pasi Franca u eliminua nga Spanja në gjysmëfinale të “EURO 2024” të martën.

“Është dëshpëruese, duhet të shkojmë në pushime. Do të pushoj mirë. Mendoj se më duhet kjo që të kthehem i freskët dhe të kem fazë vërtetë të mirë përgatitore”, shtoi ylli francez.

Fare në fund të ndeshjes me Spanjën, Mbappe kishte një rast të mirë pa barazuar rezultatin, por gjuajti mbi portë.

“Mendoj se është dashur të shënoj në atë rast, apo të paktën të gjuaj në kornizë të portës. Shkoi mbi portë dhe ky është realiteti i vështirë i futbollit”, theksoi ai.

Po ashtu, 25-vjeçari Mbappe e ka vlerësuar përvojën e vënies së maskës si “horror të vërtetë”.

Gjithsej gjatë evropianit në Gjermani, Mbappe i kishte 23 tentime për të shënuar gol.

Megjithatë, ylli i ri i Real Madritit nuk arriti të shënonte asnjë gol në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Gjermani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore