Kampionate

Mbappe blen klubin e Caen


Kylian Mbappe

Disa javë pasi u shpall si lojtar i ri i Real Madrid-it, Kylian Mbappe tashmë ka një punë të re, pronar i një klubi futbolli.

Sipas “Le Parisien”, lojtari i ri i bardhë do të bëhet aksionari i shumicës së SM Caen, një klub i kategorisë së dytë franceze, ku ai bëri një test në vitin 2013 dhe në fund nuk e kaloi atë.

Shitja, sipas mediave franceze, është mbyllur me 15 milionë euro.

Transaksioni u realizua nëpërmjet “Coalition Capital”, një fond investimi që menaxhon të gjitha investimet e familjes Mbappe.

Në vetëm 25 vjeç, ylli nga Bondy do të bëhet pronari më i ri në historinë e futbollit, duke pasuar “Oaktree”, një investitor amerikan, në pronësinë e klubit.

Synimi i familjes Mbappe prej muajsh ishte të bënte një investim në një klub futbolli. Objektivi, tani, do të jetë që Caen, nga Normandia, të promovohet në Ligue 1 sa më shpejt të jetë e mundur.

Nënshkrimi i ri nga Real Madrid-i, përmes kompanisë që menaxhon investimet e saj, pagoi 15 milionë euro për të mbajtur 80% të pronësisë së Caen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore