Drejtori i Byrosë Kosovare për Sigurim, Sami Mazreku, ka bërë të ditur se i ka dërguar shkresë zyrtare homologes së tij boshnjake, Samira Zijadiç në lidhje me heqjen e sigurimit kufitar mes Kosovës dhe Bosnjës.
Sipas Mazrekut nëse homologia e tij Zijadiç, është e gatshme dhe shpreh vullnet për përgjigje pozitive ndaj shkresës, atëherë kosovarët mund të udhëtojnë në Bosnje pa pasur pengesë duke u siguruar me polisen e sigurimit “TPL plus”, e cila merret në Kosovë dhe aplikohet edhe në Serbi dhe Maqedoninë Veriore.
Në anën tjetër shtetasit e Bosnjës, në Kosovë mund të hynë me ndonjë sigurim vendor, “varësisht marrëveshjes që do nënshkruajmë” është shprehur ai.
“Ne si Byro kemi dërguar shkresën zyrtare Samira Zijadiçit, drejtoreshës së byrosë së kartonit të gjelbër në Bosnje, presim përgjigje, nëse ajo është e gatshme jo nesër por qysh sot nënshkruhet marrëveshja” ka thënë ai për Albanian Post.
Sa i përket procedurës, Mazreku ka deklaruar se pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet dy vendeve pason pjesa teknike e cila rregullohet në mes të dy byrove.
“Nëse pranohet caktohet data, nënshkruhet një marrëveshje dhe tani merremi me pjesën teknike, pra dëmet që u ndodhin veturave Kosovare në Bosnje dhe anasjelltas, kryesisht janë punë teknike që rregullohen në mes dy byrove”.
Sami Mazreku nuk ka dashur të komentojë faktin që Bosnje Hercegovina akoma nuk e ka njohur mëvetësinë e Kosovës, dhe është shprehur se “nuk është në kompetencat e tij komentimi i anës politike të kësaj çështjeje”, por ka për qëllim që të normalizojë situatën mes dy shteteve në këtë aspekt.
Kosova aktualisht nuk është pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër pasi që nuk është anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, makinat kosovare të cilat dëshirojnë t’i kalojnë kufijtë e shteteve anëtare të sistemit të Kartonit të Gjelbër, si në këtë raste të shtetit të Bosnjës, duhet të pajisen me sigurim kufitar.
Procesi i njohjes reciproke të sigurimeve pritet të finalizohet edhe në mes të Byrove të Kosovës dhe Malit të Zi gjatë javëve të ardhshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
-
Vulin e quan Putinin “udhëheqës të madh”, kërkon mos anëtarësim të Serbisë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës
-
Osmani për punësimin e vëllait të saj në BQK: Ka përvojë mbi 15 vjeçare, është i shkolluar – s’është analfabet
-
Staroviç: Masat e Serbisë për Kosovën nisin në nëntor – shkaktari i vetëm i kësaj situate jonormale është Kurti
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Plagosja në Malësi të Madhe, dy grupe të RENEA-s nisen në kërkim të autorit
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin