Përballje

Mavericks ndalin Grizzlies, Warriors kthehen te fitorja përballë Bulls


Ndeshjet e NBA ishin interesante dhe befasuese

Chicago Bulls – Golden State Warriors

Dueli mes Chicago Bulls dhe Golden State Warriors përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 96:138.

Ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga Warriors, të cilët morën një epërsi prej 31 pikësh në pjesën e parë.

Warriors erdhën nga një humbje poshtëruese nga Milwaukee Bucks, dhe duket se tensionin e shfryen te Bulls.

Pavarësisht rikthimit të Klay Thomson, trajneri Steve Kerr nuk e ka lejuar atë të luaj kundër Chicago-s, sepse duhet të ketë kujdes mos të lëndohet përsëri.

Më të mirët te Warriors ishin Jonathan Kuminga me 25 pikë, Jordan Poole, me 22, Andrew Wiggins me 21 dhe Stephen Curry me 19.

Në anën tjetër, të Bulls më të dalluarit ishin Nikola Vucevic me 19 pikë e 14 kërcime, Coby White me 20 pikë dhe DeMar DeRozan me 17.

Memphis Grizzlies – Dallas Mavericks

Ndeshja mes Memphis Grizzlies dhe Dallas Mavericks ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 85:112.

Pas 11 fitoreve radhazi për Grizzlies, ata janë ndalur nga Mavericks dhe Luka Doncic.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, por gjithçka ndryshoi në çerekun e tretë, ku shpërthyen Mavericks.

Luka Doncic kishte një performancë shumë të mirë, i cili përfundoi ndeshjen me dyshifrorë të trefishtë, me 27 pikë, 12 kërcime e 10 asistime.

Lojtarë të tjerë që kontribuuan në fitoren e Mavericks ishin Tim Hardaway Jr me 16 pikë dhe Jalen Brunson me 15 pikë e 9 asistime.

Ndërsa te Grizzlies, më të mirët ishin Ja Morant me 19 pikë e 8 asistime dhe Desmond Bane me 16 pikë.

Në anën tjetër, ndeshjet e tjera të NBA, përfunduan kështu:

Charlotte Hornets – Orlando Magic 109:116

Detroit Pistons – Toronto Raptors 103:87

Indiana Pacers – Phoenix Suns 94:112

Philadelphia 76ers – Boston Celtics 111:99

Miami Heat – Atlanta Hawks 124:118

San Antonio Spurs – Cleveland Cavaliers 109:114

Sacramento Kings – Houston Rockets 126:114

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore