Përballje

Mavericks fiton ndeshjen e tyre të parë të finales së Konferencës Perëndimore përballë GSW


Luka Doncic shënoi 30 pikë për ti mbajtur gjallë shpresat e Dallas Mavericks në play-off të Konferencës Perëndimore duke mposhtur Golden State Warriors.

Mavericks kishin humbur 3-0, por kjo fitore 119-109 do të thotë se kjo seri, shkon në ndeshjen e pestë, të enjten.

Asnjë ekip në historinë 75-vjeçare të NBA-së nuk është rikthyer nga një deficit 3-0 për të fituar një seri play-off.

“Ne do të qëndrojmë së bashku. Do të jetë e vështirë, ne e dimë këtë, por ne duhet të qëndrojmë së bashku”, tha Doncic.

“Mbrojtja jonë ishte e mrekullueshme sot. Kështu duhet të luajmë, kur luajmë kështu, jemi një ekip i rrezikshëm”, shtoi 23-vjeçari slloven, i cili përfundoi me 14 kërcime dhe nëntë asistime.

Gjashtë lojtarë të Dallas-it përfunduan me pikë dyshifrore, me Dorian Finney-Smith që shtoi 23 pikë, Reggie Bullock 18, Jalen Brunson 15, Maxi Kleber 13 dhe Spencer Dinwiddie 10.

“Ne besojmë se është vetëm një lojë në një kohë, ne bëmë pjesën tonë sonte dhe gjetëm një mënyrë për të fituar”, tha trajneri i Dallas, Jason Kidd.

“Është ende 3-1 dhe Golden State është një vend i vështirë për të luajtur. Por ne kemi fituar atje më parë. Ne vetëm duhet të luajmë me kujdes dhe t’i finalizojmë gjuajtjet”.

Golden State po kërkon një titullin e shtatë në finalet e NBA ndërsa Dallas ka pasur vetëm një sukses, atë në vitin 2011.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore