Matoshi, përmes fotografive, nxjerr kuptimin e arrestimit të sotëm të Aleksandar Arsenijeviç-it
Publicisti dhe komentatori politik, Halil Matoshi, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, ka reaguar ndaj arrestimit të politikanit serb nga Kosova – kundërshtari i hapur i Listës Serbe – Aleksandar Arsenijeviç, nga Policia e Kosovës, vetëm pse ky fishkëlleu kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Nëpërmjet një kolazhi fotografik, Matoshi, ka krahasuar arrestimin që i ishte bërë Albin Kurtit më 1 tetor të vitit 1997 në protestën e studentëve kundër regjimit të Slobodan Millosheviç-it me arrestimin e Arsenijeviç-it, të martën nga Policia e Kosovës në Mitrovicë të Veriut.
“Çdo ngjashmëni me persona konkretë âsht e qëllimshme! – Prishtinë, 1997 – Mitrovicë, 2024”, ka shkruar ai.
Arsenijeviç u arrestua të martën në Mitrovicë të Veriut.
Arsyeja e arrestimit të tij ishte prishja e rendit dhe qetësisë publike.
Ai ka protestuar kundër vizitës së kryeministrit Kurti në Veri duke fishkëlluar.
Gjatë kësaj kohe, Kurti po qëndronte në një restorant në fillim të sheshit në Mitrovicën e Veriut, i shoqëruar nga ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi.
Ndërkohë Kurti, nuk ka dashur të komentojë arrestimin e Arsenijeviç, nga Policia e Kosovës, vetëm pse ky fishkëlleu kundër tij, të martën.
“Kush ka vërejtje në Policinë e Kosovës, është Inspektorati i Policisë së Kosovës, unë nuk i bëj dot këto dy institucione, nuk kam as të drejtë as dëshirë të zëvendësoj”, ka thënë Kurti në një prononcim të shkurtër për media.
Ai ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen se a do të kërkojë llogari nga Policia e Kosovës për këtë rast
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
-
Ushtarët britanikë realizojnë ushtrimin për “gatishmëri për përballje me të gjithë skenarët”
-
Osmani: Beogradit s’i vjen keq për krimet e luftës, krenohet me trashëgiminë e Millosheviçit
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Nga mbretëreshë në perandoreshë: Brenda pushtetit të plotfuqishëm të Ursula von der Leyen
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke