Aplikacione

‘Match’ zgjidh luftën ligjore me themeluesit e ‘Tinder’, u paguan 441 milionë dollarë


Drejtuesit e kompanisë së njohur të internetit dhe teknologjisë “Match Group” kanë rënë dakord t’u paguajë themeluesve të kompanisë rivale “Tinder” 441 milionë dollarë, për t’i fund një beteje ligjore mbi “vlerën e aplikacionit të takimeve”.

Sipas padisë, e ngritur në vitin 2018, thuhet se IAC dhe filiali i saj i atëhershëm “Match Group”, kishin manipuluar të dhënat financiare për të krijuar një “vlerësim të ulët” të rremë të aplikacionit “Tinder”.

Punonjësit thanë gjithashtu se atyre u ishin hequr në mënyrë të paligjshme opsionet e tyre të aksioneve të kompanisë “Tinder”.

Paditësit në këtë çështje përfshinin bashkëthemeluesit e Tinder, Sean Rad, Justin Mateen dhe Jonathan Badeen, si dhe James Kim, nënkryetarin e financave dhe Rosette Pambakian, nënkryetaren e marketingut dhe komunikimit.

“Match”, natyrisht i kishte hedhur poshtë akuzat si “të pamerituara”, duke vënë në dukje se vlerësimi i “Tinder” ishte përcaktuar në një proces vlerësimi të përcaktuar me kontratë që përfshinte dy banka të pavarura globale.

Ndërsa çështja vazhdoi, gjykata hodhi poshtë disa nga pretendimet e paditësve, si ato që pretendonin se bashkimi nuk ishte i ligjshëm.

Si përfundim, kompania “Match Group” ka rënë dakord t’u paguajë paditësve 441 milionë dollarë dhe, në këmbim, paditësit do të hedhin poshtë të gjitha pretendimet në gjykim dhe në arbitrazh në lidhje me vlerësimin e “Tinder” në 2017.

“Palët kanë kënaqësinë të njoftojnë se kanë zgjidhur padinë e vlerësimit që, aktualisht, po gjykohet në Gjykatën e Lartë të New York-ut, dhe arbitrazhin përkatës të vlerësimit”, thuhet në njoftim.

Ndërsa zgjidhja nuk rezultoi në miliarda dëme që paditësit kishin kërkuar fillimisht, 441 milionë dollarë nuk janë një shumë e vogël, veçanërisht për një rast që “Match” e kishte hedhur poshtë vazhdimisht si “të pamerituar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore