Shqipëria

MASR vendos mësime plotësuese para vitit të ri akademik


Në vitin akademik 2021-2022, dy javë përpara datës zyrtare të fillimit të vitit shkollor, do të zhvillohen mësime plotësuese në të gjitha shkollat, për të plotësuar mangësitë në njohuritë e nxënësve.

Kështu është shprehur ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), Evis Kushi, gjatë konferencës kombëtare që u zhvillua të martën e 13 korrikut, me Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) dhe MASR-ja.

Kushi tha se “ky do të jetë një plan fleksibël në varësi të nevojave specifike që ka çdo shkollë apo zyrë arsimore”.

Kjo konferencë u organizua për të analizuar arritjet, prioritetet dhe sfidat në politikat arsimore në lidhje me zotërimin e kompetencave të të nxënit dhe me zhvillimin profesional të mësuesve.

Në fjalën e saj përshëndetëse, ministrja Kushi falënderoi mësuesit dhe ekspertët e arsimit për punën dhe solidaritetin e treguar gjatë këtij viti shumë të vështirë për arsimin.

Gjithashtu, Kushi falënderoi ASCAP-in dhe partnerët zhvillimorë, si UNICEF Albania, UNESCO, OECD, dhe KLSH për vlerësimet, sugjerimet dhe rekomandimet që kanë bërë në mbështetje për përmirësimin e punës në arsim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore