Shqipëria

Mashtrimi 2.4 mld dollarë me Call Center-at, arrestohet në Dubai ish-këshilltari i Xhaçkës


Ish-këshilltari i Olta Xhaçkës, Amant Josifi është arrestuar këtë të enjte në Dubai.

Autoritetet shqiptare kanë kërkuar nga autoritetet spanjolle informacion më të detajuar atyre spanjolle në lidhje me arrestimin e tij.

Në fillim të nëntorit të vitit të shkuar, Eurojust, Europol, në bashkëpunim me Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bastisi 6 qendra call center në Shqipëri të lidhura me “Milton Group” dhe arrestoi 4 të dyshuar.

Nga hetimet rezultoi se këto qendra ishin në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi, ish-këshilltar politik i Xhaçkës gjatë kohës që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes. 3 milionë emaile janë hetuar për të arritur tek rezultatet nga vetë autoritetet spanjolle.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore