
Përveç se nuk e ka deklaruar pasurinë në formën siç e kërkon me ligj Agjencioni Kundër Korrupsion i Republikës së Kosovës, për çka po hetohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Martin Berishaj qysh nga vera e këtij viti është nën hetime edhe nga Prokuroria Speciale për shpëlarje parash.
Zyrtarisht nuk është kthyer përgjigje nga Prokuroria Speciale, por AP merr vesh me burime brenda Prokurorisë Speciale se hetimi për ambasadorin e Kosovës në Kroaci për këtë vepër penale po vazhdon.
Pyetur nga AP se a po hetohet Berishaj edhe për pastrim parash, përveç për mos-deklarim të pasurisë, apo deklarim të rrejshëm, burimet kanë konfirmuar që “po, dhe hetimi po vazhdon”.
Disa muaj më herët Martin Berishaj u përfshi në një skandal financiar të ekspozuar nga disa media në Slloveni, ku u kuptua se Berishaj kishte kompani në Mal të Zi dhe paguhej nga kompania energjetike GEN-I, dega në Beograd, për konsulencë.
Bëhej fjalë për pagesa deri në 600 mijë euro në total. Pikërisht këtë kompani Berisha nuk e kishte deklaruar në AKK, prandaj edhe filloi hetimi ndaj tij nga Prokuroria Themelore.
“Rastit të cilit i referoheni, mund t’iu njoftojmë se ndodhet në fazën e hetimeve. Për shkak të integritetit të hetimeve në këtë fazë nuk mund të japim informata të tjera lidhur me këtë çështje”, pati konfirmuar për AP Laureta Ulaj, zëdhënëse e Themelores.
Burimet e AP-së nuk kanë konfirmuar se edhe në hetimin për shpëlarje parash ka të bëjë me të njëjtin rast, por as nuk e kanë mohuar.
I pyetur na AP, zëdhënësi i Speciales Ekrem Lutfiu nuk ka pranuar të jap përgjigje përmes telefonit, por ka kërkuar të dërgohen pyetjet në e-mail.
Përgjigja do të varet nga gatishmëria e prokurorisë për të shpërndarë informata, ka thënë Lutfiu, duke sqaruar se informacionet e caktuara mund ta dëmtojnë hetimin.
Albanian Post ka kontaktuar me avokatin e Berishajt, Tomë Gashin, por ia ka deklaruar se akoma nuk ka pranuar asnjë ftesë nga Prokuroria.
“Ne nuk kemi ende asgjë informata”, tha Gashi, duke shtuar se prokuroria nuk i ka kontaktuar për këtë rast akoma.
“Unë jam avokat i tij po për këtë rast nuk ka pas ndonjë ftesë. Nëse ka diçka ne do ju njoftojmë”.
Kur Berishaj u ftua nga Komisioni Parlamentar për të raportuar për rolin e tij në tregtinë e energjisë dhe funksionet brenda kompanisë GEN-I dega në Beograd, ai u pyet rreth angazhimeve të tij, për mos deklarimin e pasurisë apo deklarimin e rrejshëm të pasurisë, por jo edhe për dyshimet për shpëlarje parash.
Arsyeja, siç shpjegon për Albanian Post Driton Selmanaj, kryetar i këtij grupi, ishte se anëtarët e komisionit nuk kanë qenë në dijeni për këtë rast.
“Jo. Nuk kemi dijeni”, tha Selmanaj për AP.
“Informatat tona ishin vetëm për kallëzimin penal që AKK ka bërë për të për mos deklarim”, pohoi ai.
Sipas Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimit të terrorizmit, shpëlarje e parasë është “çdo veprim me synim maskimin e origjinës së parave ose prone tjetër, të fituara nga ndonjë vepër penale”.
I njëjti ligj për cakton se këtu përfshihet “konvertimi ose çdo transfer i parave që rrjedhin nga aktiviteti kriminal” apo “fshehja ose maskimi i natyrës, origjinës, vendit, lëvizjes, rregullimit, të drejtave, ose pronësisë në lidhje me paratë ose pronë tjetër të fituar nga aktivitet kriminale”.
Hetimet për këto lloj veprash, sipas të njëjtit ligj neni 3 “hyjnë në kompetencën ekskluzive të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”.
Nëse një person dënohet për veprën penale të pastrimit/shpëlarjes së parave mund të dënohet deri në 10 vjet burgim, apo me gjobë në vlerë më të madhe deri në tri herë se pasuria që është duke u hetuar.
Nga Qeveria e Kosovës nuk kanë pranuar të potencohen për këtë çështje dhe as vetë Berishaj nuk ka qenë i qasshëm për një përgjigje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Në pikun e krizës globale humanitare, Shqipëria e vogël vjen me një nismë të madhe
-
“Kur UÇK ruante manastiret e serbëve në kohë lufte”, artikulli i vitit 1998 nga Agjencia Franceze e Lajmeve
-
Dasma kthehet në tragjedi në Irak, të paktën 100 të vdekur pas një zjarri
-
Përgjaket sërish Shqipëria, tjetër vrasje në Sukth
Lajmet kryesore
-
Në pikun e krizës globale humanitare, Shqipëria e vogël vjen me një nismë të madhe
-
SHBA-të dhe Shqipëria diskutojnë për mbrojtjen – konsultime kryesore dypalëshe në Tiranë
-
‘Platforma X ka përqindjen më të madhe të dezinformimit’
-
“Kur UÇK ruante manastiret e serbëve në kohë lufte”, artikulli i vitit 1998 nga Agjencia Franceze e Lajmeve