Aplikacione

Mark Zuckerberg pranon se ka ‘miliona gabime’ në Facebook


Në një intervistë tre-orëshe në podcastin Joe Rogan Experience, CEO i Meta foli për tema te ndryshme deri te pikëpamjet e tij mbi besueshmërinë e FBI-së, duke e quajtur atë një “institucion legjitim”.

Rogan më pas i kërkoi Zuckerberg të shpjegonte nëse “shadow banning” ndodhi në platformat e mediave sociale si Facebook. Ai u përgjigj: “Nuk ka asnjë politikë që është ‘shadow banning’, kështu që unë mendoj se është një lloj termi qesharak”.

Nëse një postim “shënohet si i rremë nga një kontrollues, do të shfaqet disi më pak”, tha Zuckerberg. “Por nëse ka një histori brenda një faqeje, atëherë mund të ketë një lloj politike më të gjerë që zbatohet.”

Ai vazhdoi: “Fatkeqësisht, ka shumë gabime, dhe një pjesë e çështjes është se ka 3.5 miliardë njerëz që përdorin këto shërbime, dhe nëse bëjmë një gabim 0.1% të kohës, ka ende miliona gabime ….”

Ai gjithashtu fajësoi “disa gabime në sistem, ose ndonjë sistem nuk funksionoi siç supozohej”, për postimet që ndalohen. “Është një çështje reale, por nuk është një çështje ideologjike.”

Zuckerberg, krijoi Facebook gjatë studimeve në Universitetin e Harvardit në 2004 për të ndihmuar studentët të komunikojnë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore