Muzikë

Maren Morris zbulon se është biseksuale, uron muajin e krenarisë


Këngëtarja e muzikës ‘country’ Maren Morris ndau disa lajme personale, ndërsa festoi Muajin e Krenarisë gjatë fundjavës.

“E lumtur që jam B në LGBTQ+”, shkroi këngëtarja fituese e “Grammy” në një postim në Instagram.

“B” në LGBTQ+ do të thotë “biseksual”.

Morris mori shumë lëvdata në komentet e postimit të saj, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.

Postimi shënon herën e parë që Morris është identifikuar publikisht si biseksuale, por ylli i pop-it ka qenë prej kohësh një aleat i komunitetit LGBTQ+.

Në vitin 2022, Morris bashkëpunoi me GLAAD, organizatën më të madhe në botë për mbrojtjen e mediave LGBTQ, dhe Trans Lifeline për të mbledhur para për të rinjtë transgjinorë pasi ajo u kritikua për mbrojtjen e njerëzve trans në mediat sociale.

Një vit më pas, Morris shërbeu si gjyqtare e ftuar në “RuPaul’s Drag Race”, ku ndau admirimin e saj për garuesit dhe pendimin që ka ndjerë për përjashtimin historik në zhanrin e muzikës.

“Duke ardhur nga muzika ‘country’ dhe marrëdhënia e saj me anëtarët LGBTQ+, dua të them vetëm se më vjen keq dhe ju dua djema që më bëni të ndihem si një zë i guximshëm në muzikën country”, tha Morris në atë kohë.

“Kështu që unë thjesht ju falënderoj shumë që më frymëzoni”, shtoi ajo aso kohe.

Ndryshe, Maren Larae Morris është një këngëtare dhe kompozitore amerikane.

E rrënjosur në zhanrin ‘country’, muzika e saj ndërthur gjithashtu elemente të pop-it, R&B-së dhe hip hopit.

Morris ka fituar vlerësime të shumta duke përfshirë një çmim “Grammy”, një çmim Amerikan të Muzikës, pesë Çmime të Shoqatës së Muzikës Country dhe pesë Çmime të Akademisë së Muzikës Country.

Morris pëlqente të këndonte si fëmijë. Ajo filloi të performonte publikisht në vitet e para adoleshencës dhe bëri turne në të gjithë Teksasin.

Në fund të adoleshencës dhe në fillim të të njëzetave, ajo publikoi tre albume në studio në kompani të pavarura diskografike. Ajo u zhvendos në Tennessee, për të ndjekur një karrierë në muzikën ‘country’ gjatë asaj periudhe kohore.

Më tej Morris nënshkroi një kontratë botimi dhe më vonë një kontratë regjistrimi pas suksesit të transmetimit të EP-së së saj të vetëtitulluar në vitin 2015 duke vazhduar suksesshëm rrugëtimin muzikor – njëjtë edhe sot.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore