Sport

Marcelo përjashtohet për tre ndeshje pas kartonit të kuq në Kupën e Mbretit


Komiteti i Copa Del Rey e ka dënuar me tre ndeshje mbrojtësin e Real Madrid-it, Marcelo, pas kartonit të kuq ndaj Elche në Kupën e Mbretit.

Braziliani u pezullua me një ndeshje për kartonin e kuq dhe dy ndeshje të tjera pasi i tha arbitrit “je shumë i keq”.

Marcelo do të vuajë dënimin në Copa del Rey, që do të thotë se ai do të humbasë çerekfinalen kundër Athletic Club si dhe gjysmëfinalen e mundshme.

Duke qenë se është nën katër ndeshje, ndalimi do të kryhet në të njëjtin kompeticion dhe trajtohet ndryshe me Superkupën e Spanjës.

Marcelo u gjobit gjithashtu me 2,250 euro në lidhje me mospajtimin e treguar.

Sulmuesi i Elche, Pere Milla, i cili u ndëshkua me të verdhën e dytë për mospajtim, u pezullua me vetëm një ndeshje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore