Sport

Marcelo në “udhëkryq”, shumë oferta vijnë në drejtim të tij


Një javë pasi i dha fund aventurës 16 vjeçare me Real Madrid-in, Marcelo tani gjendet në një udhëkryq ku shumë skuadra janë të interesuar për shërbimet e tij.

Braziliani ka marrë disa oferta nga vendlindja e tij, megjithatë edhe nga Evropa nuk mungojnë.

Sipas asaj që shkruan gazeta spanjolle, “AS”, 34 vjeçari është kontaktuar nga klubi turk, Fenerbahce, të cilët i kanë ofruar atij kontratë një-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër, ku do të përfitonte një pagë prej 4 milionë euro neto në sezon.

Megjithatë kjo ofertë nuk duket shumë tunduese për Marcelo-n duke ditur se përveç ekipeve në Brazil, për të kanë shfaqur interes të lartë edhe Milan-i, Valencia, Marseille dhe Valladolid.

Ndër këto të larcekurat, interes më konkret ka shfaqur skuadra e Valladolid, që është në pronësi të fenomenit Ronaldo, i cili thuhet se e ka kontaktuar vetë Marcelo-n.

Kujtojmë që 34 vjeçari largohet nga klubi mbretëror si futbollisti me më së shumti trofe të fituar në historinë e klubit.

25 janë titujt që ai i fitoi me fanellën e Real-it, mes tyre pesë Liga të Kampionëve dhe gjashtë tituj kampion në La Liga.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore