Sport

Marcelo merr dy oferta nga Franca


Futbollisti brazilian, Marcelo, ka mbetur pa klub pasi që përfundoi aventurën 15-vjeçare me Real Madrid-in.

34-vjeçari e mbylli në mënyrën më të mirë aventurën në kryeqytetin spanjoll, duke fituar në sezonin e fundit Ligën e Kampionëve she Superkupën e Spanjës.

Ai tani është futbollisti me më së shumti trofe të fituar në historinë e Real-it.

Dëshira e mbrojtësit anësor është të provojë një tjetër aventurë në futbollin evropian.

Rikthimi në Brazil është shtyrë, ndërkohë që dy klube të Francës po garojnë për shërbimet e lojtarit latin.

Lyon është gati t’i ofrojë një kontratë dhe një post titullari në skuadër, por Marcelo-n e do edhe skuadra tjetër franceze, Marseille.

“RMC Sport” raporton se Igor Tudor, trajneri i ri i Marseille, u ka kërkuar drejtuesve të arrijnë një marrëveshje me mbrojtësin e majtë.

Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra e re e brazilianit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore