Sport

Marcelo do të largohet nga Real-i në fund të sezonit


Mbrojtësi brazilian, Marcelo, do të largohet nga klubi i Real Madrid-it në fund të këtij sezoni.

Sipas asaj që raportuan mediat spanjolle gjatë ditës së hënë, drejtuesit e klubit të Real-it ia kanë bërë të ditur Marcelo-s se nuk do t’ia ofrojnë rinovimin e kontratës.

33 vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me klubin mbretëror, por nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në formacionin e “Los Blancos”.

Gjatë këtij sezoni, braziliani ka luajtur vetëm në 14 ndeshje në të gjitha garat, madje shumica e të cilave kanë qenë nga banka rezervë.

Kujtojmë që Marcelo është pjesë e Real Madrid-it që nga viti 2007, kur u transferua nga skuadra braziliane, Fluminense, për shumën e 6.5 milionë eurove.

Gjashtë 16 sezoneve të luajtura me Real-in, Marcelo ka regjistruar 542 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 38 gola.

Katër Liga të Kampionëve, pesë La Liga e dy Kupa të Mbretit, janë vetëm disa nga trofetë e fituara të Marcelo-s me fanellën e madrilenëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore