Lajme

Maqedonia e Veriut zgjedh Qeverinë e re


Të dielën e 16 janarit, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është zgjedhur Qeveria e re.

Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar 108. Prej tyre 62 kanë votuar për dhe 46 deputetë kundër.

“Konstatoj se Kuvendi zgjodhi Qeverinë e re”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

“Për kryetar të Qeverisë është zgjedhur Dimitar Kovaçevski”, vazhdoi Xhaferi më tej.

Kjo është përbërja e kësaj qeverie në Maqedoninë e Veriut:

Përbërja e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut

Përbërja e qeverisë ka emrat e ministrave nga LSDM, BDI, PLD dhe Alternativa. Dikasteret janë në përputhje me përgjegjësitë e marra në qeveri dhe në përputhje me Programin e Qeverisë, ndërsa programi është vazhdimësi e legjitimitetit zgjedhor të fituar në zgjedhjet e vitit 2020, duke inkorporuar angazhimet ekonomike të partnerit të ri të koalicionit Alternativa, si dhe synimet e reja programore që dolën nga sfidat e reja me të cilat do të përballet kjo qeveri, kishte deklaruar mandatari për formimin e qeverisë Dimitar Kovaçevski.

Dimitar Kovaçevski do të zëvendësojë në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ish-kryeministrin Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen për shkak të humbjes së LSDM-së në zgjedhjet lokale, që u mbajtën më 31 tetor të vitit 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore