Lajme

Maqedonia e Veriut në heshtje zgjedhore


Shkup

Në Maqedoninë e Veriut që nga orët e para të mëngjesit të së shtunës së 30 tetorit ka filluar heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale.

Heshtja do të zgjasë deri në orën 19:00 të datës 31 tetor (e diele) kur edhe do të përfundoj votimi për raundin e dytë për kryetarë në komunat të cilat nuk kanë arrit të nxjerrin një rezultat mbi 50% për ndonjërin nga kandidatët konkurrent.

Gjatë këtyre dy javëve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, partitë dhe koalicionet kanë pasur mundësi të ri-paraqesin ofertën e tyre para qytetarëve.

Ilustrim

Të shtunën ani pse ditë heshtje mundësi votimi kanë pasur të sëmurët dhe të pafuqishmit, personat që janë të infektuar me COVID-19 ose janë në izolim, të burgosurit, personat në paraburgim, shtëpitë e të moshuarve dhe personat e zhvendosur brenda vendit.

Ndërsa rezultatet e votimit të këtyre personave do të dihen nesër pas orës 19:00, kur edhe do të filloj procesi i numërimit të votave në tërë vendin.

Sipas raportimeve të mediave lokale dhe vet Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ky proces është duke u zhvilluar normalisht dhe deri pas orës 15:00, nuk është raportuar për asnjë anomali të rrjedhës së këtij procesi.

Në Maqedoninë e Veriut më 31 tetor qytetarët e 44 komunave do të votojnë edhe një herë për kryetar të komunës së tyre.

Sipas të dhënave, partia opozitare VMRO-DPMNE është partia që ka fituar më së shumti komuna në raundin e parë, gjithsej 21.

Ndërsa partia në pushtet LSDM e Zoran Zaev-it ka arritur të fitoj në nëntë (9) komuna dhe kjo po shiht i një humbje e madhe për këtë subjekt politik.

Partia shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI) e Ali Ahmetit, ka arritur të fitoj vetëm dy komuna në raundin e parë të zgjedhjeve, atë të Likovës dhe komunën e Sarajit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore