Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 3 persona, derisa janë regjistruar 310 raste të reja me COVID-19.
Nga 310 rastet e infektimit, 49 janë ri-infektime.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 2 mijë e 609 testime për COVID-19.
Janë regjistruar gjithsej 284 pacientë të rikuperuar brenda 24 orëve të fundit.
Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 1 mijë e 913.
Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 941 mijë e 593 testime të COVID-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 303 mijë e 728 pacientë, ndërsa të shëruar 292 mijë e 628, kurse vdekje 9 mijë e 187.