Lajme

Maqedonia e Veriut: 29 të vdekur e 561 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 29 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 561 raste të reja.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 4 mijë e 384 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 507 pacientë.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 13 mijë e 8.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 242 mijë e 490 testime të Covid-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 186 mijë e 10 pacientë, ndërsa të shëruar 166 mijë e 606, kurse vdekje 6 mijë e 396.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore