
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka vlerësuar lartë kontributin e policit Afrim Bunjaku, duke thënë se kontributi i tij për Kosovën është shndërruar në dëshmi të përjetshme.
Maqedonci, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se heroizmi i tij e kalon momentalen.
“Heronj si Rreshter Afrimi, pavarësisht shkëputjes fizike nga ne, shpirtërisht e mendërisht si në gur mbesin të skalitur përgjithmonë në memorien e popullit dhe historinë e atdheut tonë”.
“Heroizmi i Afrimit kapërcen momentalen, për t’u shndërruar në dëshmi të përjetshme të atdhedashurisë, sakrificës që populli ndër breza nuk hezitoi ta ndërmarr, edhe kur kjo do të thoshte flijim i jetës”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se në varrimin e tij së bashku me pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i kanë bërë nderimeet e tyre.
Pavarësisht, që figura e tij s’do të vdes asnjëherë.
“Afrimit më tepër se lamtumirën, dje së bashku me Gjeneral Bashkim Jasharin dhe oficerët e FSK-së, i bëmë nderimet tona, ngase figura të tilla nuk vdesin, dhe mirënjohja për të do të jetoj bashkë me popullin”.
“Lavdi heroit Afrim Bunjaku!”.
Polici Afrim Bunjaku, i cili është vrarë të dielën në fshatin Banjskë të Zveçanit, në Veri nga bandat kriminale të Serbisë është varrosur këtë të hënën në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.
Pas një sulmi terrorist nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës u plagos dhe një tjetër u lëndua.
Organet e rendit konfirmuan se katër sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.
Derisa pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist dyshohet se janë arratisur duke kaluar në territorin e Serbisë.
Policia ka gjetur prova të reja, pajisje e materiale që janë konfiskuar në Veri ku kishte shkëmbime me armë zjarri dhe janë prezantuar të hënën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Meloni vlerëson se Vuçiçi do vazhdojë “konstruktivitetin” në dialogun Kosovë-Serbi
-
Knezheviç: S’pështyj mbi veten time, s’e ndryshoj qëndrimin ndaj Kosovës as për postin e ministrit
-
Si lirimi i një adoleshenti palestinez ekspozoi keqtrajtimin izraelit të të burgosurve
-
Thellimi i raporteve Kosovë-Kenia, në fokus të takimit Osmani-Ruto
Lajmet kryesore
-
Mira Murati, një nga 25 gratë më me ndikim në botë për vitin 2023
-
Asnjanësi klimatike deri në vitin 2050 – A do ia dalë Shqipëria?
-
COP28: 50 kompani të naftës dhe gazit nënshkruajnë statutin për të përshpejtuar veprimet klimatike në sektorin industrial
-
Thellimi i raporteve Kosovë-Kenia, në fokus të takimit Osmani-Ruto