Lajme

Maqedonci: FSK çdoherë e më e pajisur për të garantuar misionin kushtetues


Foto: Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) çdoherë e më e pajisur për të garantuar përmbushjen e misionit të saj kushtetues.

Këto komente, Maqedonci i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pasi që kamionët ushtarak RheinMetall MAN HX2, 8×8, prodhim gjerman, i janë shtuar arsenalit të ushtrisë së Kosovës.

Këta kamionë, të cilët Qeveria i ka blerë nga Gjermania dhe disa të tjerë janë pranuar si donacion, ministri ka theksuar se janë “ndër më modernët, multifunksional, të dizajnuar për operacione logjistike dhe taktike”.

Kamionët ushtarak RheinMetall MAN HX2, 8×8

“Karakteristikat e reja të këtij kamioni të pastër ushtarak janë shumë mbresëlënëse. Falë sistemeve të ndryshme të asistencës, HX2 u ofron ushtarëve dhe mjedisit civil siguri më të madhe në përdorimin e përditshëm të automjeteve dhe garanton dukshëm më shumë mbrojtje në kabinë.

Ai shtoi se menaxhimi i flotës në këta kamionë gjithashtu bëhet më i thjeshtë dhe më efikas, ndërsa konfigurimi i përgjithshëm mundëson transportimin e municioneve në terrene të vështira.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore