Kosova

Maqedonci: Dy pjesëtarë të FSK-së diplomuan në akademinë ushtarake të Turqisë – krenar për sukseset e tyre


Foto nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se dy pjestarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake të Izmirit në Turqi.

Lajmin e ka bërë të ditur Maqedonci përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Pjesëtarët e FSK-së, Vildane Tmava dhe Besnik Behrami diplomuan me sukses të lartë trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit në Republikën e Turqisë”.

“Krenar për sukseset e vazhdueshme të ushtarakëve tanë”.

Më 29 korrik, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kishte njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura Turke, Komanda e Forcave Tokësore të FSK-së ka realizuar trajnimin “Përdorimi dhe Mirëmbajtja e Armëve të Këmbësorisë”.

Gjatë realizimit, tregoi ministri, “të trajnimit pjesëmarrësit përveç përgatitjeve teorike demonstruan edhe shkathtësitë në përdorimin dhe gjuajtje me armë në caqe të caktuara me të shumë lloje të armëve”.

Edhe me 27 korrik, Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kishin kryer aktivitete të përbashkëta ushtarake me Gradën Kombëtare të Iowa-s.

Kjo stërvitje e përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të NATO-s bëhet çdo vit, në shkallë të gjerë dhe drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga kjo stërvitje e përbashkët, shtetet krijojnë gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë mes SHBA-ve, NATO-s dhe vendeve aleate.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë stërvitje ushtarake për herë të parë ishte bërë në vitin 2021, ndërsa rëndësia e kësaj stërvitje për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), është e shumëfishtë e njëra ndër to është edhe ndërtimi i mëtejmë i besimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore