Lajme

Maqedonci dhe Jashari dekorojnë me medalje dhe mirënjohje pjesëtarët e dalluar të FSK-së


Pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe gjenerali Bashkim Jashari i kanë dekoruar me mirënjohje dhe medalje pjesëtarët të cilët janë dalluar nga stafi ushtarak dhe civil të MM-FSK-së.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media ku është thënë se me medalje për “Shërbim të Shquar” janë dekoruar 24 pjesëtarë të FSK-së.

“Gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, gjeneralmajor Irfete Spahiu, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, gjeneral brigade Ilir Qeriqi, kolonel Haki Xhemajli, kolonel Fadil Hoxha, kapiten Çlirim Morina, kapiten Feti Prronaj, toger Adin Musiç, toger Granit Revuçi, nëntoger Agon Loshaj, rreshter major Gani Dilaveri”.

“Rreshter major Rexhep Bytyqi, rreshter master Zymer Krasniqi, rreshter i klasit të parë Arben Sadikaj, rreshter i klasit të parë Njazi Ajeti, rreshter shtabor Liriman Maxharri, rreshter shtabor Liridon Dumani, rreshter shtabor Egzon Muji, rreshter shtabor Samir Peci, rreshter shtabor Faruk Miftaraj, rreshter Përparim Jakupi, Tetar Mirjetë Gela, ushtar i klasit të parë Drilon Bajrami”.

Me medalje për “Pjesëmarrje në Operacione Ndërkombëtare” janë dekoruar edhe 12 pjesëtarët pjesëmarrës në operacione ndërkombëtare.

“Toger Ardit Deliu, nëntoger Aldi Blyta, rreshter Dardan Graceni, tetar Gazmend Hajra, tetar Shkodran Kokalla, tetar Edison Sejdiu, ushtar i klasit të parë Shpëtim Shyti, ushtar i klasit të parë Adhurim Neziri, ushtar i klasit të parë Edon Brahimi, ushtar i klasit të parë Ardian Begu, ushtar i klasit të parë Mendim Bellaqa, ushtar i klasit të parë Gazmend Brahimaj”.

Me medalje për “Arritje të Jashtëzakonshme” janë dekoruar pjesëtarët për arritje dhe shërbim të jashtëzakonshëm, të dalluar në zbatimin e detyrave, të gatishmërisë, stërvitjes, disiplinës dhe bashkëpunimit.

“Major Festim Selimi, rreshter shtabor Rafet Gashi, ushtar i klasit të parë Arlind Gllareva, ushtar i klasit të parë Arlind Begaj, ushtar i klasit të parë Besnik Raqi, ushtar i klasit të parë Ardit Krasniqi”

Për kontributin e dhënë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive mirënjohje ju ndanë:

“Nënkolonel Ramiz Bytyqi, A4 Driton Ramaj, A4 Fatmir Muqolli, A4 Arsim Tahiri, A3 Isa Xhemajli, A2 Hidajete Rexha, A2 Arben Hoti, A2 Ilir Mujota, A2 Igballe Zhabari, A2 Labinot Mazreku, A1 Betim Jashari”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

FSK-ja përbëhet nga 10 mijë ushtarë aktivë dhe nga 5 mijë rezervistë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore