Shqipëria

Manja takim me delegacionin amerikan- Diskutime mbi ecurinë dhe sfidat e drejtësisë së re në Shqipëri


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është takuar me një delegacion të lartë amerikan, për të diskutuar për ecurinë dhe sfidat e drejtësisë së re në Shqipëri.

Takimi, i organizuar me pjesëmarrjen e Prokurores Trina Higgins, Kryegjyqtarit Robert Shelby dhe gjyqtares Paige Petersen, u karakterizua nga një bisedë e hapur dhe konstruktive.

Ministri Manja nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në në përkrahje të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Ai theksoi se partneriteti i fortë dhe mbështetja reciproke janë thelbësore për forcimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë, duke e bërë atë më të afërt dhe më transparent.

Takimi reflekton përpjekjet e vazhdueshme për të krijuar një sistem të drejtësisë që respekton standardet e larta dhe që ndihmon në zhvillimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore