Manja për skemën abuzive te Onkologjiku: Ka pasur hetim administrativ që në vitin 2023

SHFLETO
Sadiola Xhelili
26.06.2024 14:03
Loading Icons...

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka reaguar lidhur me skemën abuzive te Onkologjiku, ku anëtarë të personelit mjekësor abuzonin me medikamentet për pacientët me kancer.

“Neveri dhe ndëshkim për këdo që njollos shëndetësinë. Ata do të ndëshkohen por disa banditë nuk mund të njollosin bluzat e bardha që çdo ditë u shërbejnë qytetarëve në të gjitha zonat”, është shprehur Manja.

Sipas tij, do të merren masa. Por edhe në rrafshin administrativ ka pasur një hetim të thelluar.

“Në vitin 2023 është ndëshkuar një punonjëse. Në janar-korrik 2023 ka pasur një plan masash për hetim administrativ te ‘Nënë Tereza’ me synim Onkologjikun”.

Ministri Manja ka theksuar sakaq se qeveria mbështet maksimalisht bluzat e bardha, por “nuk lejon banditët me bluza të bardha të njollosin sistemin”.