Shqipëria

Mangësi në etiketimin e produkteve ushqimore, gjobiten disa biznese nga AKU


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, gjatë kontrolleve të ushtruara në Shkodër, Lezhë dhe Durrës ka konstatuar probleme në tri subjekte me sigurinë ushqimore.

Kontrollet kanë ardhur në vijimësi të veprimtarisë për garantimin e sigurisë ushqimore në vend.

Gjatë ushtrimit të kontrolleve në dy subjekte me aktivitet, “njësi tregtimi të produkteve ushqimore”, si dhe në një subjekt me aktivitet “ njësi tregtimi mishi”, janë vërejtur mangësi në etiketimin e produkteve ushqimore, si dhe tregtim të produktit “mish gjedhi” pa vulë dhe certifikatë veterinare.

Për këto shkelje të konstatuara, nga trupat inspektuese janë marrë masat administrative me “gjobë” në vlerën e 200 mijë lekëve.

Po ashtu janë bllokuar në subjektet përkatëse 5.3 kg “mish gjethi” të destinuara për asgjësim dhe 120 kg biskota dhe 24 copë pije freskuese, të cilat gjithashtu do të qëndrojnë të bllokuara deri në rietiketimin e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore