Sport

Mane është edhe më afër transferimit në Arabinë Saudite


Sadio Mane është ylli i radhës nga Evropa që pritet të transferohet në Arabinë Saudite.

Mediat prestigjioze e bëjnë punë të kryer transferimin e senegalezit te skuadra e Al-Nassr.

Klubi nga Arabia Saudite, që ka në përbërje edhe Cristiano Ronaldon, do të paguajë 40 milionë euro në arkat e Bayern Munich-ut për kartonin e 31-vjeçarit.

Ndërkohë që Mane, do të përfitojë 40 milionë euro në sezon nga akordi me Al-Nassr, ekip në të cilin do të formojë repartin e sulmit me legjendën portugeze, ndërkohë në mesfushë do të jetë Marcelo Brozovic.

Mane shënoi 12 gola në 38 ndeshjet e zhvilluara me kampionët e Gjermanisë.

Sezonin e fundit e nisi me suksesin në Superkupën e Gjermanisë dhe e mbylli me fitimin e Bundesliga-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore