Sport

Manchester United tenton transferimin e Amrabat


Manchester United është duke synuar transferimin e mesfushorit të Fiorentina-s, Sofyan Amrabat.

Futbollisti maroken ka përfunduar në “radarin” e Manchester United dhe sipas raportimeve nga mediat angleze, “Djajtë e Kuq” e kanë bërë ofertën e parë në zyrat e klubit italian.

Megjithatë, United nuk është skuadra e vetme e interesuar për 26-vjeçarin, pasi në garë është edhe skuadra arabe, Al-Ahli.

Skuadra arabe ka ofruar 15 milionë euro për klubin italian, me lojtarin i cili tashmë po mendohet për të ardhmen e tij, pasi që edhe oferta për të është e madhe.

Amrabat ishte afër transferimit te Barcelona në afatin kalimtar të janarit, por Fiorentina kërkonte shumë të madhe parash për ta lejuar transferimin e tij.

Kujtojmë që Sofyan ishte temë diskutimi në afatet kalimtare pas një paraqitje tejet të mirë që e pati me kombëtaren e Marokut në Kupën e Botës në Katar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore