Sport

Manchester United të interesuar për 18-vjeçarin Eduardo Camavinga


Eduardo Camavinga

Manchester United është afër nënshkrimit të anësorit të Borussia Dortmund, Jadon Sancho, për shumën rreth 90 milion euro, por ata gjithashtu duan ta transferojnë të riun Eduardo Camavinga nga Rennes për të forcuar mesfushën.

Gazeta Daily Mail raporton se përfaqësuesit e United kanë kontaktuar klubin francez për një lëvizje prej 60 milion eurosh për talentin 18-vjeçar, Camavinga.

Mesfushori ka vetëm një vit në kontratën e tij dhe nuk ka gjasa të nënshkruajë një marrëveshje të re, që do të thotë se Rennes kërkojnë transferimin tani, pasi gjatë verës tjetër ai mund të largohet si tranfer i lirë.

Bisedimet e mëtejshme janë vendosur të zhvillohen mes përfaqësuesve të United, Rennes dhe Camavinga në javën e ardhshme.

Sidoqoftë, skuadra e Old Trafford nuk është e vetmja e interesuar për lojtarin, ku Paris Saint-Germain dhe Arsenal janë të interesuara po ashtu, megjithëse dështimi i Arsenalit për të siguruar futbollin evropian mund të penalizojë transferimet e Arsenalit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore