Sport

Manchester United synon transferimin e ish-lojtarit të Manchester City-t


Manchester United është i interesuar për ta transferuar ish-yllin e Manchester City-t, Felix Nmecha këtë verë.

Nmecha aktualisht luan për skuadrën gjermane, Wolfsburg, pasi u largua nga City në vitin 2021 pasi bëri dy paraqitje.

22-vjeçari erdhi nga akademia e City-t dhe u paraqit në një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Olympiacos në nëntor të vitit 2020, duke asistuar golin e Joao Cancelo pasi hyri si zëvendësues.

Një mesfushor sulmues, Nmecha gjithashtu mund të operojë në një rol më të thellë dhe në zona të gjera nëse kërkohet.

Ai bëri 30 paraqitje në sezonin e fundit të Bundesliga-s për Wolfsburg-un, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë gjashtë asistime mbresëlënëse.

Shkathtësia e mesfushorit, i cili përfaqësoi Gjermaninë dhe Anglinë në nivelin e të rinjve përpara se të bënte debutimin e tij të parë për kombëtaren gjermane, ka të ngjarë të tërheqë trajnerin e Manchester United-it, Erik ten Hag , derisa ai kërkon transferimin e tij në këtë verë.

Dhe, sipas gazetarit të “SPORT1”, Patrik Berger, bisedimet fillestare tashmë kanë filluar.

Berger pretendon se United janë të interesuar për nënshkrimin e ish-yllit të City-t dhe kanë zhvilluar diskutime me babanë e lojtarit.

Ai vepron si agjent i mesfushorit dhe vëllait të tij, Lukas, i cili gjithashtu luan për Wolfsburg dhe bëri tre paraqitje për City-n.

Marrëveshja me siguri do të ishte një marrëveshje e përballueshme për United, pasi 22-vjeçari ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij aktuale.

Raportohet nga i njëjti burim se Nmecha do të ishte në dispozicion për rreth 15 milionë euro këtë verë.

Pretendohet se Premier League do të ishte “tërheqëse” për gjermanin, duke pasur parasysh lidhjet e tij të mëparshme me City-n dhe faktin që ai u rrit në Angli së bashku me vëllain e tij.

Megjithatë, United do të përballet me konkurrencën e Borussia Dortmund-it që thuhet se gjithashtu dëshiron transferimin e futbollistit në fjalë.

Pretendohet se çmimi i kërkuar ka zgjuar interesin e gjigantëve gjermanë, me nënshkrimin e lojtarit të Ëolfsburgu-t që më pas i lejon ata të shpenzojnë një shumë më të madhe për një sulmues të dytë për të konkurruar me Sebastien Haller.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore