
Manchester United është në kërkim të një sulmuesi. Marko Arnautovic thuhet se është emri më i ri i shfaqur në kampin e “Djajve te kuq”, sipas raportimeve nga mediat italiane.
33-vjeçari, ish-lojtari i West Ham, sezonin e fundit në Serie A me skuadrën e Bologna-s arriti të realizonte 15 gola në 34 paraqitje.
Ai iu bashkua skuadrës italiane pas tre vitesh në Kinë me Shanghai Port.
Austriaku që numëron 102 paraqitje me kombëtaren, nënshkroi me klubin kinez pas aventurave te Stoke City dhe West Ham, ku realizoi 22 gola ne 65 ndeshje.
Por tani ai mund të jetë i vendosur për një rikthim të bujshëm në Angli pasi United është i lidhur me një lëvizje për të.
United po pret të mësojë të ardhmen e Cristiano Ronaldo-s para se të bëjë një ofertë për Arnautovic-in.
/Albanianpost.com-
Organizatorët e Topit të Artë shpjegojnë pse Cristiano Ronaldo u nominua dhe Messi jo
-
Nico Gonzalez rinovon kontratën deri në vitin 2026 me Barcelonën
-
Milan apo PSG: Dilema e Leao-s për të ardhmen e tij
-
Heat ende planifikon të pensionojë fanellën e James, pavarësisht vendimit të ligës për pensionimin e numrit 6
Lajmet kryesore
-
Emigrantët që do kthehen në Shqipëri – nuk do udhëtojnë më për në Britani, thotë ambasadori britanik
-
Shëtridhlat, tradita shqiptare që “strehohet” në Bazilikatë
-
Urdhër kërkimi për Trump, FBI mori dosjet sekrete nga Mar-a-Lago
-
Dreçun: Stoltenberg ka ftuar Kurtin dhe Vuçiç-in në takmi sepse situata në Veri është jashtëzakonisht e tensionuar