Sport

Manchester United synon tjetër transferim nga Ajax-i


Manchester United po kërkon ende të bëjë ‘pazar’ te gjigandi holandez, Ajax-i.

Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze, “Djajtë e Kuq” janë duke synuar transferimin e mbrojtësit të skuadrës holandeze, Jurrien Timber.

21-vjeçari ka shkëlqyer sezonet e fundit me Ajax-in, teksa është bërë edhe një futbollist shumë i rëndësishëm në formacionin e kombëtares së Holandës.

Flitet që drejtuesit e United-it do të synojnë në janar transferimin e tij, derisa holandezët thuhet që kërkojnë të paktën 50 milionë euro për ta liruar Timber nga kontrata.

Qendërmbrojtësi këtë edicion ka zhvilluar 23 ndeshje me Ajaxin ku ka bërë edhe dy asistime.

Në rast se do të ndodhë kjo lëvizje, atëherë do të jetë transferimi i tretë i madh nga Ajax-i në Manchester, pas Antony-t që u ble për 95 milionë euro dhe Lisandro Martinez-t për 58 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore