Sport

Manchester United shqyrton riintegrimin e Greenwood në klub


Manchester United do të analizojë mendimet e lojtarëve nga ekipet e tyre për meshkuj dhe femra përpara se të vendosë nëse do të riintegrojë Mason Greenwood në klub.

United ka nisur një hetim të brendshëm pasi akuzat penale kundër Greenwood u hoqën. Futbollisti do të dilte në gjyq në nëntor për tentativë përdhunimi, sulm dhe sjellje kontrolluese dhe shtrënguese.

Një pjesë e procesit të United do të përfshijë bisedën me grupet drejtuese si nga skuadrat e meshkujve ashtu edhe nga ato të femrave.

Teksa nuk ka pasur një pikëpamje kolektive të paraqitur nga lojtarët, një numër individësh kanë shqetësime në lidhje me mirëpritjen e Greenwood-it në klub.

21-vjeçari nuk ka luajtur për United që nga janari i vitit 2022. Ai u pezullua menjëherë nga stërvitjet dhe ndeshjet pas arrestimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore